Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhje dhe aktivitet i lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Berat

25 Shtator 2021, 08:20 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhje dhe aktivitet i

BERAT- 2 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Berat për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeçar me iniciale T.M është arrestuar pasi është kapur duke u marrë me aktivitetin e lojërave të fatit. Ndërsa një person me emrin Endrion Dajko, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar. 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat “vjedhje” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve është goditur 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin T.M., 41 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

————–

Kuçovë/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Endrion Dajko., 33 vjeç, banues në Kuçovë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endrion dajko policia e beratit endrion dajko policia e beratit

Sondazh

Poll