Shkatërrim i pronës me zjarr, arrestohet një person në Durrës
25 Shtator 2021, 08:30Nga DOSJA
DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës për veprën penale “Shkatërrim të pronës me zjarr’. Në pranga u vu 52-vjeçari me iniciale J.M, pasi ditën e djeshme teksa ka djegur disa mbeturina në oborrin e shtëpisë së tij, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur shtëpinë e personit me iniciale I.Q.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/ Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësive ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manez arrestuan shtetasin: J.M., 52 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ditën e djeshme duke djegur mbeturina bimore në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrrollit duke djegur banesën e shtetasit I.Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BERAT- 2 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Berat për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeçar me iniciale T.M është arrestuar pasi ë...
ELBASAN- 4 persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një grua me iniciale L.P në Cërrik ka djegur baris...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqen kryesore një intervistë të Gabriel Escobar për “Zërin e A...
KAVAJË– Prej dy ditësh një vatër zjarri është aktivë në zonën e Qerretit në Kavajë. Mësohet e zjarri ka përfshirë shkurre dhe një zonë të madhe me ul...
TIRANË– Shqipëria do të mbizotërohet sot nga një mot i kthjellët dhe me rritje të lehtë temperaturash. Sipas Meteoalb, zonat bregdetare do të ketë mo...
TIRANË– Tre drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, monitorimit janë pezu...
GREQI– Dy shqiptarë u përpoqën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre duke përdorur shufrat e hekurit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë, gjatë ditës së sotme por ...