Aktualitet

Pengim të qarkullimit, heqje të barrierave të rrugës dhe zjarrëvënie, prodecohen penalisht 4 persona në Elbasan

25 Shtator 2021, 08:10 Nga DOSJA
Pengim të qarkullimit, heqje të barrierave të rrugës dhe

ELBASAN- 4 persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një grua me iniciale L.P në Cërrik ka djegur barishte në pronën e saj, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe në pronën e personit me iniciale Y.L. 3 persona të tjerë me iniciale L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç janë proceduar penalisht, pasi kanë penguar qarkullimin rrugor dhe kanë hequr barrierat mbrojtëse të vendosura nga ARRSH-ja në aksin rrugor Elbasan Librazhd.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen: L.P., banuese në fshatin Shalës, Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Shalës, ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasit Y.L. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

———–

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen penalishte 4 persona procedohen penalishte 4 persona

Sondazh

Poll