Aktualitet

Plagosja në Vlorë, drejtori i Policisë: Efektivët ishin afër dhe e arrestuan direkt autorin

25 Shtator 2021, 11:24 Nga DOSJA
Plagosja në Vlorë, drejtori i Policisë: Efektivët ishin

VLORE– Drejtori i Policisë Vlorë, Bledar Çeliku ka treguar sesi ndodhi plagosja e mesditës në qytetin e Vlorës. Ai ka rrëfyer se policia ishte pranë vendngjarjes dhe autori është kapur në kohë rekord nga Policia.

“Është marrë një telefonatë, ku thuhej se janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të “Ambulancës”. Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të Forcave Shqiponja dhe shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes është bërë neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri. Është sekuestruar arma dhe personi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Kemi një person të dëmtuar, e cila është një vajzë 23-vjeçe dhe aktualisht është në Spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ai. 

Lajmi kryesor: Zbardhet ngjarja e rëndë në Vlorë, studentja shkoi në lokal ta takonte, 30-vjeçari nga Shkodra i nxorri armën dhe e tërhoqi zvarrë (NJOFTIMI I PLOTE)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar celiku plagosje me arme zjarri ne vlore bledar celiku plagosje me arme zjarri ne vlore

Sondazh

Poll