Politike

POROSIA për çmimet! Basha-deputetëve: Skandaloze, zbrisni në në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve

25 Shtator 2021, 10:25 Nga DOSJA
POROSIA për çmimet! Basha-deputetëve: Skandaloze, zbrisni

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëzuar deputetët që të zbresin në zonat e tyre dhe të adresojnë problemet e qytetarëve, kryesisht për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Mësohet se porosia e Bashës është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që është zzhvilluar paraditen e sotme në selinë blu.

Kryedemokrati i ka konsideruar skandaloze çmimet e rritura, që sipas tij dëmtojnë shumicën e qytetarëve.

“Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve,”- mësohet të ketë thënë Basha.

LAJM KRYESOR: PD s’pranon Komisioneve Parlamentare online, ngrihet grupi për të hartuar draftin e Territoriales, porositë e Bashës: Dilni në terren, si po shkojnë hetimet e masakrës zgjedhore? Të ndajmë politikën nga krimi

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll