Aktualitet

Kamioni kthehet përmbys në Kozare, shoferi ende i bllokuar brenda në kabinë, zjarrfikësit po presin mjetin për ta nxjerrë

24 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA
Kamioni kthehet përmbys në Kozare, shoferi ende i bllokuar brenda

BERAT– Një trajler është përmbysur në aksin Kuçovë-Belsh, pranë fshatit Kozare, ndërkohë që brenda në kabinë ka mbetur i bllokuar shoferi, i identifikuar si Alit Pirja. Policia e Shtetit ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se shoferi është ende gjallë por ka mbetur i bllokuar në kabinë.

“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet,”- njofton Policia.

Ndërkohë që ende nuk janë bërë me dije informacione të tjera lidhur me aksidentin, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të repartit zjarrfikës, që po punojnë për nxjerrjen e trupit të drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet. Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kozare alit pirja aksident ne kozare alit pirja

Sondazh

Poll