Aktualitet

“Sineci”/ Banorët e Lumasit fitojnë një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë në Gjykatën Administrative,

24 Shtator 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Sineci”/ Banorët e Lumasit fitojnë një tjetër

KUÇOVË– Banorët e fshatit Lumas kanë fituar një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Gjatë gjyqit të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë në Vlorë, ku bashkia Kuçovë është paditur për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit për ujësjellësin, palët janë njohur me akt-ekspertimin teknik të inxhinierëve. Ky i fundit, sipas “Balkanweb”, ka qenë totalisht në favor të banorëve të Lumasit.

Pasi u kontraktuan nga Gjykata Administrative Vlorë, dy inxhinieret Silva Meçaj dhe Liljana Vllamasi, pasi kanë kryer inspektimet në zonë 3 javë më parë, për të dorëzuar më pas gjetjet tek Gjykata. Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë Kuçovë në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit. Po ashtu, sipas akt-ekspertimit teknik, të katërta objektet që po ndërtohen nga firma Salillari janë brenda Poligonit Monument Kulture (Kanionit të Sinecit) dhe brenda Zonës Buferike të Kanionit të Sinecit.

Madje bazamenti ku do të shtrihet tubacioni i ujësjellësit në ndërtim ka prekur zonën e mbrojtur. Përveç kësaj, inxhinieret kanë dalë me konkluzionin se fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjëz e Vodëz kanë rrjete dhe burime publike të mjaftueshme për furnizim me ujë, ndërsa problem ka vetëm në Krekëz e Koritës. Pas dorëzimit të këtij akt-ekspertimi, pritet vendimi nga Gjykata Administrative Vlorë në 1 Tetor.

Ndërkohw pak javë më parë, pas inspektimit të kryer nga IMT Elbasan, u konstatua se në zonën e Sinecit janë kryer shkelje të rënda, duke e cilësuar ndërtimin si kundravajtje ligjore. 3 inspektorët e IMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo dolën në përfundimin se ndërtimi nuk kishte leje administrative për ujin, s’kishe autorizim për ndërhyrje dhe shumë shkelje të tjera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit lumas banoret e lumasit lumas

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 13:33

Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime t...