Aktualitet

“Po turpëroni vendin tuaj, i mbushët gjykatat plot”/ Nga Shqipëria në Angli me kamion, përfundoi duke kultivuar

24 Shtator 2021, 16:58 Nga DOSJA
“Po turpëroni vendin tuaj, i mbushët gjykatat plot”/ Nga

BRITANI E MADHE- Një emigrant illegal, Riza Rama, 24 vjeç, filloi të punonte në një fermë kanabisi pasi u premtua paga 3000 paund për 2 muaj punë, por asgjë nuk shkoi sipas planit. Ai u kap dhe u dënua me 32 muaj burg.

Më 9 mars 2021, fqinjët e tij raportuan për aktivitet të dyshimtë, kështu që Policia u vu në lëvizje. Brenda shtëpisë, ku qëndronte edhe Rama, efektivët gjetën 4 dhoma të mbushura plot me kananis, ndërsa në pranga ra Rama, i cili tentoi të largohej nga dera e pasme. 24-vjeçari, teksa doli në gjyq, pranoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij duke treguar se kishte shkuar në Londër vetëm 15 ditë para se të kapej.

Po ashtu, Rama i tha gjykatësit se nuk kishte paguar askënd për ta ndihmuar në Mbretërinë e Bashkuar, por shtoi se kishte mbërritur me një kamion, me shpresën se do të punonte në ndërtim. Por kur ndodhi pandemia e koronavirusit dhe vendet e punës në ndërtim u mbyllën, për të nuk kishte më mundësi për të gjeneruar të ardhura.

Gjatë shpalljes së dënimit, gjykatësi Paul Taylor i tha Ramës: Sjellja juaj po iu turpëron vendin. Këto gjykata janë të mbushura me kultivues shqiptarë të kanabisit. Dënimi që do të shqiptoj për ju tani, të merret si mesazh për njerëzit në Shqipëri dhe gjetkë që do të futen kontrabandë në Angli se ata do të përballen me dënime të gjata dhe më pas me dëbim!

Marrë nga lancs.live

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riza rama riza rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 13:33

Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime t...