Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO lë në burg 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
24 Shtator 2021, 19:46Nga DOSJA
TIRANË – Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit për lënien në burg të 8 ish-zyrtarëve që abuzuan me tenderin e uniformave të policisë.
Gjyqtari i GJKKO Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin e datës 30 korrik të apelit dhe ka refuzuar kërkesën për lirim nga burgu të 8-ish zyrtarëve, pjesë e skanalit me abuzimin e tenderit për uniformat e policisë. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.
Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në arrest shtëpie.
Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh. Kjo llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme dhe rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al, lidhur me godinën e re të Absamblit Arkitektonik të qendrës historike në Shkodër. E gjith...
TIRANË – Procedura e tenderimit, ish zvarritur 4 vjet nga Institucionet qendrore dhe ato vendore, duke shpallur fitues operatorë të papërgjegjshëm. S...
BRITANI E MADHE- Një emigrant illegal, Riza Rama, 24 vjeç, filloi të punonte në një fermë kanabisi pasi u premtua paga 3000 paund për 2 muaj punë, por as...
MAL I ZI- Dy zyrtarë të policisë maqedonas nga Sektori për Krim Kompjuterik para disa ditëve janë kapur me drogë në Shqipëri, teksa kalonin doganën për në Mal t...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e aksit kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta për qarkullimin e mjeteve. Në një n...
TEPELENË– Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Gramëz.Forcat zjarrfikëse kanë ...