Aktualitet

“Mjekët se preknin se mendonin se ishte me COVID”/ Halla e Brisildës hedh poshtë hipotezat për abort: Burri i saj ka 4 m

24 Shtator 2021, 17:17 Nga DOSJA
“Mjekët se preknin se mendonin se ishte me COVID”/ Halla e

VLORË– Ngjarja e rëndë e Vlorës ku humbi jetën 23-vjeçarja Brisilda Sadushi ka tronditur opinionin publik ndërsa ka ende hije dyshimi se si qëndron e vërteta dhe kush është fajtor që nëna e 2 fëmijëve ndërroi jetë në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Në një lidhje Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, halla e vajzës rrëfen si u njoh me ngjarjen dhe çfarë shqetësimesh ka pasur e reja. Ndër të tjera, ajo hedh poshtë hipotezën e mjekëve të cilët jashtë kamerave thanë se Brisilda mund të kishte kryer një abort në kushte shtëpie.

“Fatmirësisht vëllai i vogël qëlloi në Shqipëri sepse po bënte shtëpitë dhe vajti në spital. Çupën e kishin futur në sallë të operacionit, ajo nuk kishte qenë aq shumë e sëmurë sa thonin ata. Një ditë më parë kishte qenë në spital dhe i kishin bërë serume dhe gjilpëra dhe çupa kishte firmosur për të dalë dhe kishte ikur sepse i kishte fëmijët vetëm tek shoqja e saj. Ditën tjetër nuk ishte ndjerë aq mirë dhe kishte vajtur me këmbët e saj në spital. Brisilda nuk ka qenë në spital 2 javë më parë, nuk ka abortuar sepse burri i saj ka 4 muaj në burg. Firmën për operacionin e hodhi një nga djemtë e dajës së saj,”-tha ajo.

Po ashtu, halla e saj ka zbuluar një dëshmi që vjen nga një vajzë e cila kishte qenë e pranishme në momentin që 23 vjeçarja kishte mbërritur në spital dhe bërtiste nga dhimbjet.

“Pse nuk thonë doktorat që e lanë në mes të korridorit duke bërtitur dhe nuk e fusnin brenda se mendonin se ishte me COVID-19, turp t’ju vijë doktorave të mbaruar të Vlorës,”-shtoi ndër të tjera ajo.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet brisilda sadushi vdekja e brisilda sadushit brisilda sadushi vdekja e brisilda sadushit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 13:33

Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime t...