Aktualitet

VIDEO- SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, verifikon nëse ish-prokurori Hasa ka prona të regjistruara, ikën drejtori Troci

24 Shtator 2021, 07:51 Nga DOSJA
VIDEO- SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, verifikon nëse

VLORË– Zyrtarë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm dhe prej orësh po ushtrojnë kontrolle në Kadastrën e Vlorës, ku është bërë dhe ndërrimi i drejtorit. Klodian Troci është larguar dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

Paraprakisht mësohet se kontrollorët janë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë marrë dokumente për llogari të hetimeve që janë në proces, por nuk bëhet fjalë për operacion arrestimi. 

Meta është emëruar pas depozitimit të dorëheqjes nga Klodian Troci i cili e drejtoi institucionin për 9 muaj. Dorëheqja e Trocit, ka pasur si motivacion arsye familjare  ndërsa dorëheqjet kanë nisur në disa prej institucioneve të Vlorës, pas largimit të Gjiknurit si drejtues politik. Një ditë më parë, dorëheqjen  e ka depozituar edhe Afrim Qendro nga posti i zëvendëskyretarit të bashkisë së Vlorës.

Dosjet e marra janë të pronave në bregdetin e Vlorës, por ende nuk dihet saktësisht se për cilat bëhet fjalë. Një prej çështjeve me rëndësi që po heton SPAK është nëse ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa që është vënë në pranga për korrupsion, ka apo jo prona të regjistruara në këtë institucion.

Ndërrimi i Drejtorit të Kadastrës së Vlorës, ka sjellë dhe reagime nga qytetarët e zonës. Ata kanë shkuar përballë Kadastrës dhe janë shprehur për gazetarët se Troci është drejtori i 14-të që largohet nga detyra. Një i moshuar tha se fjala e fundit që drejtori i ka thënë ishte ‘nuk dua’. Një prej tyre, i identifikuar si Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit. 

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne kadastren e vlores spak ne kadastren e vlores

Sondazh

Poll