Politike

Diplomati Malias bën me “dhimbje koke” Serbinë: Greqia do ta njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës!

24 Shtator 2021, 13:41 Nga DOSJA
Diplomati Malias bën me “dhimbje koke” Serbinë: Greqia do

ATHINË– Ish -ambasadori grek në Shtetet e Bashkuara Alexandros Malias ka dhënë sinjale të mira për njohjen e Kosovës nga Greqia. Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, Malias tha se intensifikimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Athinës dhe rruga e ndjekur nga ministri i jashtëm Nikos Dendias mund të sjellë shumë shpejt mund të përfundojë përfundimisht me njohjen e Kosovës.

“Ministri i Jashtëm Dendias ka nisur një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Kosovës. Në fund të “rrugës”, ka të ngjarë të bëhet njohja,”-u shpreh ai. Ndërsa gjithashtu shtoi se një zhvillim i tillë do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar dhe se do të “trondiste” pozicionin e Turqisë.

Dendias vetë ka vizituar Kosovën në qershor të këtij viti, ku gjatë takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti shprehu mbështetjen e Prishtinës zyrtare në rrugëtimin evropian. Megjithatë deri më tani ka mohuar të gjithë zërat për njohje të Kosovës.

 

Marrë nga Alo!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike rajoni alexandros malias greqi njohja e kosoves nga greqia alexandros malias greqi njohja e kosoves nga greqia

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2021, 10:42

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Genc Deromemaj ka zbuluar për ‘Faxnews’ se do të jetë i pranishëm ditën e nesë...