Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vazhdon me dëshminë e tij

24 Shtator 2021, 08:45 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vazhdon me

HAGË- Seanca e radhës ndaj gjykimit të ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafa po vazhdon edhe ditën e sotme. Dëshmitari i dytë, i cili po dëshmon kundër Mustafës, ka nisur në seancën e djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës [UÇK], pasi kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim mes njësive në operacione luftarake, ai u përgjigj: “Po, kemi bashkëpunu”.

Dëshmitari i parë, e përfundoi dëshminë e tij ditën e djeshme, pas katër seancave që janë mbajtur gjatë kësaj jave. Në dëshminë e dëshmitarit të parë kishte kontradita të mëdha, gjë që bëri edhe gjykatësen Mappie Veldt-Foglia që të dyshonte. Por në lidhje me deklaratat e ndryshme që bëri në dëshmitë e djeshme dhe në dëshminë që dha para UNMIK-ut, në vititn 2006, ai tha se e kishte harruar.

 

Lajmi kryesor/ Rinis gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vijon rrëfimin e tij dhe pranon se ka bashkëpunuar me UÇK-në

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll