Bota

Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Kemi bashkëpunuar me të

24 Shtator 2021, 10:29 Nga DOSJA
Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Kemi bashkëpunuar me

HAGË- Dëshmitari i dytë, i cili po dëshmon kundër ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafa, ka lënë të nënkuptohet se ka qenë bashkëluftëtar i Mustafës. Ne seancën që po mbahet ditën e sotme në Hagë, dëshmitari  tha se njësitë e tyre kanë bashkëpunuar në kohën e luftës.

“Po, kemi bashkëpunu”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur komandë mes tyre, ai tha se ata vepronin të ndarë dhe nuk merrnin urdhëra nga askush, ndërkohë që shtoi se Mustafa në atë kohë njihej me nofkën “Komandant Cali”, dhe rrinte i veshur me uniformë dhe me një kapele të kuqe.

“Jo nuk besoj që ka pasë, për arsye se forcat serbe kur kanë sulmue aty nuk ka pas komandë po jemi gjet secili qysh kemi mujt për mu mbrojt, komandë të veçantë nuk ka pas asnjë vend Briagada as BIA as nga zona operative e Karadakut që ka vepruar në Zllash, por forcat serbe kur kanë sulmuar ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë me i dalë përballë ashtu qysh kemi mujt”, tha dëshmitari.

Lajmi kryesor/ Rinis gjyqi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari i dytë vijon rrëfimin e tij dhe pranon se ka bashkëpunuar me UÇK-në

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll