Politike

“Burg” për Ramën dhe Dakon, të rinjtë e PD ‘instalojnë’ qelinë përpara kryeministrisë (Foto+VD)

8 Qershor 2019, 17:12 Nga DOSJA
“Burg” për Ramën dhe Dakon, të rinjtë e PD

TIRANË- Të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur një kafaz burgu si simbolin e protestës së sotme para Kryeministrisë.

Brenda kafazit janë futur edhe dy mbështetës të PD-së të veshur me uniformën e të burgosurve. Në fytyrë ata mbajnë maskat e kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Disa ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e 8 qershorit 2019 te rinjte e frpd protesta e 8 qershorit 2019 te rinjte e frpd

Sondazh

Poll