Politike

Protestuesit e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Amuli: Nuk ndalemi ndaj qeverisë së skandaleve

8 Qershor 2019, 16:24 Nga DOSJA
Protestuesit e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Amuli: Nuk ndalemi ndaj

SHKODËR– Nisen drejt Tiranës, protestuesit e Shkodrës. Mijra qytetarë janë nisur drejt kryeqytetit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Kryetari i PD-së për Shkodrës, Xhevdet Amuli, tha se protestat nuk do të ndaleshin ndaj qeverisë së skandaleve.

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 8-të kombëtare. 1300 policë janë në terren për të siguruar rendin e qytetarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër dhunës.

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Prej muajsh opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 8 qershor 2019 protestuesit e shkodres shkoder protesta e opozitës 8 qershor 2019 protestuesit e shkodres shkoder

Sondazh

Poll