Politike

Protesta/ Ambasada gjermane dhe britanike në unison me BE: Dhuna nuk është e tolerueshme

8 Qershor 2019, 14:36 Nga DOSJA
Protesta/ Ambasada gjermane dhe britanike në unison me BE: Dhuna nuk

TIRANË– Ambasada gjermane dhe Britanike në Tiranë kanë reaguar pak orë para protestës së 8 kombëtare të opozitës.

Me anë të një statusi në Facebook, ambasadat janë në unison me deklaratën e BE-së shkruan se Gjermania dënon të gjitha aktet e dhunshme.

“Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.”

Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e 8-të kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. 1300 forca policie do të jenë në gatishmëri, si dhe autobotet me ujë për shpërndarjen e protestuesve nëse do të jetë e nevojshme. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër përdorimit të dhunës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 8 qershor 2019 sussane schutz protesta e opozitës 8 qershor 2019 sussane schutz

Sondazh

Poll