Politike

U përgjua me Astrit Avdylajn, ministrja Manastirliu i bën ‘dalje’ deputetit Ndraxhi (Fotot)

8 Qershor 2019, 16:50 Nga DOSJA
U përgjua me Astrit Avdylajn, ministrja Manastirliu i bën

DURRËS– Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspetuar punimet në godinën e Pediatrisë së qytetit.

“Nuk ndalet kantieri i shëndetësisë, për të përmirësuar standardin e ofrimit të shërbimit shëndetësor, afër vendbanimit,“-shkruan Manastirliu.

Por teksa përmendte deputetët e Durrësit: Milva Ekonomi, Klodiana Spahiu, Fidel Ylli, Roland Xhelilaj dhe kandidaten e PS për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakon, një mungonte. 

Mungonte deputeti Ilir Ndraxhi, i cili edhe pse shoqëronte ministren, kjo e fundit i bëri “dalje” edhe pse dukej qartë në çdo foto. 

Postimi i plotë:

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ogerta manastirliu përgjimet e bild ogerta manastirliu përgjimet e bild

Sondazh

Poll