Politike

Protesta/ Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Eksplozivët krejtësisht të papranueshëm, palët urgjent dialog!

8 Qershor 2019, 14:08 Nga DOSJA
Protesta/ Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Eksplozivët

TIRANË– Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka lëshuar një paralajmërim për organizatorët e protestës së sotme të opozitës. 

Në deklaratë e tyre, BE bën thirrje që protestuesit të mos përdorin dhunë duke e quajtur përdorimin e eksplozivëve të papranueshëm. Nga ana tjetër sipas tyre, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbëjtje, edhe nëse provokohen. 

“Në vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktive për të kapërcyer situatën aktuale politike,”-shkruhet më tej në deklaratën e delegacionit të BE-së. 

Pjesë nga deklarata: 

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose çdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu edhe për banorët e tjerë të Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkalllëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbëjtje, edhe nëse provokohen. Në vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktive për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 8-të kombëtare. 1300 policë janë në terren për të siguruar rendin e qytetarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër dhunës.

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Prej muajsh opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i be protesta e opozitës 8 qershor 2019 delegacioni i be protesta e opozitës 8 qershor 2019

Sondazh

Poll