Politike

Me 5 autobusë dhe 250 makina, protestuesit nga Elbasani nisen drejt Tiranës

8 Qershor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Me 5 autobusë dhe 250 makina, protestuesit nga Elbasani nisen drejt

ELBASAN– Protestuesit janë nisur nga qyteti i Elbasanit drejt Tiranës. Burime nga selia e Partisë Demokratike në Elbasan bëjnë me dije se protestës së sotme do t’i bashkohen mbi 2 mijë qytetarë.

Për të shkuar deri në kryeqytet,  protestuesit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me 250 mjete private dhe 5 autobuzë.

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 8-të kombëtare. 1300 policë janë në terren për të siguruar rendin e qytetarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër dhunës.

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Prej muajsh opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan protesta e opozitës 8 qershor 2019 protestuesit e elbasanit elbasan protesta e opozitës 8 qershor 2019 protestuesit e elbasanit

Sondazh

Poll