Aktualitet

“Nuk e dija që vëllai ishte dënuar për drogë”, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Semiramis Hoxholli

24 Shtator 2021, 11:08 Nga DOSJA
“Nuk e dija që vëllai ishte dënuar për

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Hoxhollin kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Surla Zhegun.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën në KPK, Hoxholli u përball me pyetje rreth mosdeklarimit të dënimit të vëllait të saj në Greqi për trafik droge, si dhe iu kërkuan shpjegime për një transfertë që kishte kryer për llogari të një pedagogu të saj drejt Kinës.

Në shpjegimet e dhëna në sallë Hoxholli tha se hetimi ishte korrekt, por i kërkoi Komisionit të besonte se ajo dhe prindërit e saj nuk kishin qenë në dijeni të dënimit. Lidhur me transfertën ajo u shpreh se nëse do t’i kërkohej në këto rrethana dhe pas asaj që kishte mësuar, nuk do ta bënte më këtë favor.

Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet semiramis hoxholli shkarkohet semiramis hoxholli

Sondazh

Poll