Bashkëshortja e Astrit Avdylit në Bashkinë e Shijakut, telefonata në redaksi: Nuk e emëroi Indrit Buka
8 Qershor 2019, 15:10Nga DOSJA
TIRANË- Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al, rreth punësimit të bashkëshortes së Astrit Avdylit, Atalanta Balliu në postin e sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe Mbrojtjes Shoqërore, në numrin e redaksisë sonë, ka mbërritur një telefonatë, e cila përgënjeshtron emërimin e bashkëshortes së Avdylit në këtë post, nga Indrit Buka.
Sipas telefonuesit, nuk ka qenë Buka personi që ka emëruar Atalanta Balliun në këtë post. Kjo e fundit është emëruar jo në vitin 2015, por në 2016-tën, kohë kur në krye të Bashkisë së Shijakut ishte Ardian Kokomani.
Nuk dihet nëse zonja Balliu, bashkëshortja e Astrit Avdylajt, ka ndikuar apo ndikon me ndihmën ekonomike në zgjedhje, por është e njohur tashmë se futja në skemën e ndihmës ekonomike, është përdorur për qëllime elektorale nga partitë në pushtet.
Mbetet për t’u sqaruar motivacioni i emërimit të bashkëshortes së Astrit Avdylajt në administratën e Bashkisë Shijak, por, në sfondin e audiopërgjimeve të publikuara, kjo është prova që kërkonte Kryeministri.
Nga ana tjetër kujtojmë se disa ditë më parë,prestigjiozia gjermane “Bild”ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.
Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po e vazhdon fushatën agresive kundër Republikës së Kosovës. Së fundmi ai shkatërroi bankënotën 100...
GJIROKASTËR- Ndërsa kanë mbetur disa orë nga protesta e opozitës, një grup nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës.Lajmi është bërë i ditur nga ish-depute...
Tiranë- “Të du fort”, kjo mesa duket është shprehja e preferuar e socialistëve. Zv. kryeministri Erion Braçe gjatë një debati që ka pasur me Eni Vasilin ...
Kodra e Dautës në Durrës, pranë të cilës ngrihet prej dekadash Fabrika e Tullave, e cila shfrytëzon argjilën cilësore të zonës, u popullua dendur pas viteve ‘90...
LEZHË- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Fishtë të Lezhës, ku një motor është përplasur me një automjet.Burime nga vendi i n...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka reaguar pas rritjes së menjëhershme të temperaturave.Me anë të një njoftimi për shtyp, ...
Tiranë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në dy biznese në Devoll e Bilisht. Në njërin prej tyre, AKU ka bllokuar 300 kg djathë, pa certifika...
Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e q...
Durrës- Në qytetin e Durrësit paraditen e sotme një turiste është tronditur pasi në qendër të qytetit i kanë këputur varësen nga qafa. Mësohet se ngjarja ka ndo...
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një makinë ka marrë flakë kur ishte në lëvizje.Sipas Policisë, mësohet s...