Aktualitet

Gjirokastra ‘ndez motorrat’, Shehu: Mbi 2400 qytetarë nisen drejt Tiranës

8 Qershor 2019, 13:46 Nga DOSJA
Gjirokastra ‘ndez motorrat’, Shehu: Mbi 2400 qytetarë nisen

GJIROKASTËR- Ndërsa kanë mbetur disa orë nga protesta e opozitës, një grup nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Partisë DEmokratike, Tritan Shehu, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 2400 persona.

Postimi i plotë:

Qarku i Gjirokastres “ndez motorrat” drejt Tiranes!
Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes.
Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane.
Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij.
Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft:
Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare.
Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, cuarja e tij drejt “Lindjes”.
Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze.
Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medha!

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2400 protestues drejt tiranës protestuesit nga gjirokastra 2400 protestues drejt tiranës protestuesit nga gjirokastra

Sondazh

Poll