Aktualitet

Motori përplaset me makinën në Lezhë, 2 persona në gjendje të rëndë

8 Qershor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Motori përplaset me makinën në Lezhë, 2 persona në

LEZHË- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Fishtë të Lezhës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije  se si pasojë e aksidentit, janë plagosur 2 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa në motorr kanë qenë 2 të rinj nga Kosova.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende fishtë aksident i rende fishtë

Sondazh

Poll