Aktualitet

Edhe Braçe i infektuar nga Avdylajt? Zv/kryeministri i bën dedikimin e pazakontë Eni Vasilit: Të du fort (VIDEO)

8 Qershor 2019, 12:35 Nga DOSJA
Edhe Braçe i infektuar nga Avdylajt? Zv/kryeministri i bën dedikimin

Tiranë- “Të du fort”, kjo mesa duket është shprehja e preferuar e socialistëve. Zv. kryeministri Erion Braçe gjatë një debati që ka pasur me Eni Vasilin për përgjimet e “Bild” është shprehur ndaj kësaj të fundit: “Të du fort më lër ta mbaroj”.  Braçe i ka bërë dedikimin e pazakontë gazetares live në emision pasi ajo e ndërpriste herë pas here teksa ai fliste.

Këtu na lind edhe pyetja “Edhe Braçe i infektuar nga Avdylajt?”, pasi  “të du fort”, nuk është përdorur së fundmi vetëm, nga Braçe.

Në përgjimet e “Bild” Astrit Avdylaj në fund të një bisede me të shprehet ndaj Dakos: “Hajde të du fort vëllai”.

Biseda mes Astrit Avdylit dhe Vangjush Dakos 

Debati me Eni Vasilin:

Braçe: Zonjë edhe njëherë më fal, avokat ju thashë edhe njëherë janë tre episode. E para është  gjoba dhe kam ardhur i përgatitur në emisionin tënd. Nuk mund të vij të gënjej, nuk e bëj dot atë gjë. Askush nuk është hequr nga puna në ujësjellësin e Shijakut, zero asnjë.

Vasili: E ka shkundur Astriti dhe ata kanë dhënë votën.

Braçe: Sipas përkthimit ai thoshte hiqi, qethi.

Vasili: Jo jo ti shkundim tha ai.

Braçe: Të du fort, të du fort a mund ta mbaroj?

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace përgjimet e bild t'du fort erion brace përgjimet e bild t'du fort

Sondazh

Poll