Aktualitet

Frikë dhe panik në autostradë, makina merr flakë në lëvizje

8 Qershor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Frikë dhe panik në autostradë, makina merr flakë në

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një makinë ka marrë flakë kur ishte në lëvizje.

Sipas Policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dopaj të Elbasanit ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima, ndërsa makina e drejtuar nga shtetasi R.H është shkrumbuar plotësisht.

Policia shprehet se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Tiranë , në fshtatin Dopaj, të Elbasanit, mjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin R.H., i cili ka qënë në lëvizje ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur plotësisht mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake dyshote për ngjarje aksidentale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makina ne flake merr flakë makina në autostradën elbasan-tiranë makina ne flake merr flakë makina në autostradën elbasan-tiranë

Sondazh

Poll