Politike

VIDEO- Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Noka: Do mblidhet kundër Bashës, ai kërcënon krerët e degëve, u kërkon mos ti hapin dy

23 Shtator 2021, 10:34 Nga DOSJA
VIDEO- Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Noka: Do mblidhet kundër

TIRANË– Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet në ditët në vijim. Këtë pohoi ditën e sotme deputeti i Partisë, Flamur Noka teksa deklaroi se i ka bërë të ditur kryedemokratit Lulzim Bashës se mbledhja do të bëhet për Bashën e jo për do të mblidhet për Bashën e jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA-së. Basha, sipas Nokës nuk përfaqëson vullnetin e anëtarëve të partisë.

‘Situata është e jashtëzakonshme në PD, partia po lëngon si pasojë e një vendimi të marrë në mës të natës nga kryetari. I bëra me dije faktin që kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij, se nuk mundet që lideri të kapet pas të ashtëquajtues, proamerikanizëm dhe të sulmojë bazën amerikane. I bëra me dije se kuvendi i PD do të mblidhet, dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar vendimet e SHBA, po ky kuvend do të mblidhet kundër Bashës, kundër kryetarit të tashmë është minorancë dhe nuk përfaqëson vullnetin e anëtarëve të PD. Ia bera me dije se Kuvendi do jetë kundër tij dhe jo kundër SHBA. Zëri i cdo demokrati do të dëgjohet.’

Përballë gazetarëve, anëtari i kryesisë së, tha se Basha po kërcënon krerët e degëve në mënyrë që të mos i hapin dyert ish-kryeministrit, i cili po kryen ture në qytete të Shqipërisë me nismën e quajtur ‘Foltorja për PD’. I pyetur nga gazetarët se nëse ka frikë nga shkarkimi, Noka tha se në PD ka ardhur që fëmijë e nëse do ishte për të do të ishte duke ushtruar profesionin e tij si mjek.

Krisjet mes Nokës dhe Bashës nisën që në momentin kur u bë publik vendimi i kryedemokratit për të larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berishën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka kongresi i pd lulzim basha flamur noka kongresi i pd lulzim basha

Sondazh

Poll