Bota

23 Shtator 2021, 15:04 Nga DOSJA

SPANJË– Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, teksa shkatërron zonat përreth, po drejtohet gjithashtu edhe drejt oqeanit Atlantik. Në mediat e huaja shkruhet se gjeologu Jose Mangas ka shprehur shqetësimin se bashkimi i llavës me oqeanin mund të shkaktojë një ‘shpërthim’ duke lëshuar gaz toksik dhe atë që njihet si ‘shi acid’, në Europë. Llava me temperaturë rreth 1.100 gradë celcius po avancon drejt oqeanit me një shpejtësi prej 700 metrash në orë.

 

#EUSpace for #LaPalmaEruption@CopernicusEMS is working 24/7 to support those involved in the?emergency ongoing in #LaPalma

Last night a new map was released showing that the lava extent has reached 154.4ha

More?https://t.co/GWEI0ERXt8

Our thoughts are with those affected pic.twitter.com/Giu1wb5Y50

— ?? DG DEFIS #StrongerTogether (@defis_eu) September 22, 2021

Vullkani që shpërtheu të dielën, çliroi llavë, tym dhe hi. Autoritetet iu bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës dhe të mos dalin në rrugë. Sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll, shpërthimi vullkanik më i hershëm i regjistruar në La Palma ka ndodhur në vitin 1430.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vullkani ne spanje vullkani ne spanje

Sondazh

Poll