Bota

“Nëse vdes nesër, e ka bërë gruaja ime”/ Mesazhi i 50-vjeçarit për të dashurën rihap çështjen e vrasjes së tij

23 Shtator 2021, 14:10 Nga DOSJA
“Nëse vdes nesër, e ka bërë gruaja ime”/ Mesazhi

ITALI– Ettore T., një 50-vjeçar nga Torino, një ditë para se të vdiste mësohet t’i ketë dërguar të dashurës së tij një mesazh të fundit.

“Nëse vdes nesër, e ka bërë gruaja ime”, shkruhej në të.

Mediat vendase shkruajnë se 24 orë pas dërgimit të këtij mesazhi, ai u gjet i pajetë në shtëpinë ku jetontë së bashku me gruan e tij. Vdekja e 50-vjeçarit u cilësua fillimisht si vdekje nga shkaqe natyrore, por zbulimi i mesazhit nxiti prokurorinë e Torinos të hapë hetimet për vrasje.

Gruaja e Ettore T. e gjeti trupin e pajetë të burrit në shtëpinë e tyre dhe ngriti alarmin. Ai mësohet se vuante nga një tumor në fyt dhe kishte varësi ndaj alkoolit, ndaj mjeku ligjor e cilësoi si vdekje për shkaqe natyrore, por tani trupi i tij është zhvarrosur për të kryer ekzaminime të mëtejshme. Pas kontrollit të imtësishëm u dalluan gjurmë që ai mund të jetë mbytur.

Gruaja e tij u regjistrua si person i dyshuar por ende nuk janë marrë masa ndaj saj, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mesazhi i burrit pwr te dashuren vrasje mesazhi i burrit pwr te dashuren vrasje

Sondazh

Poll