Aktualitet

SKANDALI me Uniformat e Policisë/ Mbyllen hetimet ndaj 9 ish-zyrtarëve, ndërhynë në tender, dosja i kalon Gjykatës

23 Shtator 2021, 13:07 Nga DOSJA
SKANDALI me Uniformat e Policisë/ Mbyllen hetimet ndaj 9

TIRANË– Hetimet për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit janë mbyllur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK i ka komunikuar 9 ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, ndaj të cilëve është ngritur akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Tashmë pritet që dosja ti kalojë gjykatës e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e SPAK, për ta kaluar çështjen në gjykim.

Për abuzimin me tenderin e uniformave akuza e shkeljes së barazisë së tendera i është komunikuar shtetasve Edlira Naqellari, ish drejtoresh e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, si dhe anëtarëvë të njësisë së prokurimit: Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, FatmirDemneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingajt.

SPAK i akuzon këto persona se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin duke abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë. Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. Zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Lidhur me skandalin, SPAK ndaloi fillimisht 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit të tenderit me 2.8 miliardë lekë. Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet, uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i uniformave te policise tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll