Aktualitet

I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës doganieri, vijonte punën prej 5 vitesh, denoncimi nga Berisha

23 Shtator 2021, 07:05 Nga DOSJA
I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës doganieri, vijonte

DURRËS– Julian Mandija, 42 vjeç një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa ushtronte detyrën e tij si doganier. Mësohet se 42-vjeçari është vënë në pranga teksa punonte në Portin e Durrësit, në sy të të gjithë kolegëve.

Mandija kishte më shumë se pesë vite që punonte si doganier dhe pse ka qenë nën hetim nga Interpol dhe Policia. Ai do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni në kuadër të të cilit iu sekuestruan 15 kg heroinë, 15 mijë euro, 5 telefona celularë dhe tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

Në qershor të vitit 2015, ish-kryeministri Sali Berisha bëri dhe një denoncim në Facebook, në lidhje me Pezën. Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama i cili shtrëngonte duart me Pezën.

Njoftimi i policisë: Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet julian mandija julian mandija arrestohet julian mandija julian mandija

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 09:45

Lokali në Durrës përfshihet nga flakët

DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit  zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...