Aktualitet

Shpallet në kërkim 34-vjeçari në Lezhë! Policia i zbulon armën në servisin e tij (EMRI)

23 Shtator 2021, 11:32 Nga DOSJA
Shpallet në kërkim 34-vjeçari në Lezhë! Policia i

LEZHË– Angjelin Marku është 34-vjeçari i cili është shpallur në kërkim në Lezhë. Marku është pronari i një servisi në fshatin Balldre të Lezhës, aty ku iu gjet arma bashkë me krehërit dhe fishekët. Marku do të akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në këtë ambient. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angjelin marku angjelin marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 09:45

Lokali në Durrës përfshihet nga flakët

DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit  zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...