Aktualitet

Përplasi motorin duke lënë të plagosur dy persona, arrestohet drejtuesi i Wolkswagen në Kuçovë

23 Shtator 2021, 12:44 Nga DOSJA
Përplasi motorin duke lënë të plagosur dy persona,

KUÇOVË- Një 35-vjeçar me iniciale A.V është arrestuar ditën e sotme në Kuçovë. Ai u arrestua pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi” duke drejtuar mjetin tip “Wolkswagen” ka përplasur dy persona me motor. Të dy personat në motor me iniciale N.D dhe Sh.P janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Wolkswagen, është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.D dhe pasagjeri shetetasi Sh.P, të cilët pasi kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne kucove wolkswagen arrestohet 1 person ne kucove wolkswagen

Sondazh

Poll