Aktualitet

Sherr me motive të dobëta, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 6 persona në Tiranë 

23 Shtator 2021, 10:11 Nga DOSJA
Sherr me motive të dobëta, drejtim mjeti në gjendje të

TIRANË- 6 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale I. J. dhe janë shpallur në kërkim personat me iniciale Rr. J, 26 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe A. S., 26 vjeç, pasi gjatë një sherri me motive të dobëta kanë goditur personat me iniciale A. Sh, 48 vjeç dhe A. Sh., 42 vjeç.

Është arrestuar një 48-vjeçar me iniciale D. M. pasi ka dhunuar vëllain e tij. Një 48-vjeçar tjetër me iniciale A.L është arrestuar pasi ka dëmtuar panelin diellor të personit me iniciale E. Sh. Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur u arrestuan dy persona me iniciale A. M., 38 vjeç dhe B. Ç., 53 vjeç, ndërsa duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi u arrestua personi me iniciale F. M., 41 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim I. J., 25 vjeç(i kapur nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor) dhe shpallën në kërkim shtetasit Rr. J, 26 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe A. S., 26 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bulevardin ‘Gjergj Fishta”, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Sh, 48 vjeç dhe A. Sh., 42 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 48 vjeç, pasi ka dëmtuar panelin diellor që shtetasi E. Sh, kishte vendosur në tarracën e pallatit ku banon.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 38 vjeç dhe B. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; F. M., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona e tirane arrestohen 6 persona e tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 09:45

Lokali në Durrës përfshihet nga flakët

DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit  zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...