Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrina Bengajt padisin Elton Metajn, kërkojnë kujdestarinë e mbesës

23 Shtator 2021, 11:59 Nga DOSJA
Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrina Bengajt

FIER– Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së dyshes dhe t’ia heqin atë babait të vajzës, Eltonit.

Kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Avokati është shprehur se çështja do ti drejtohet prokurorisë së Fierit ndërsa kur të jenë të gjitha dokumentet do të shkojnë në SPAK.

“Ne kemi vendosur të përfaqësojmë zotërinë në process gjyqësor. Është një ngjarje shumë e rëndë, na ka dhënë tagrat për ta përfaqësuar si viktimë në padinë civile për jkujdestarinë e vajzës 2 vjeç. Me dokumentet që kemi në dorë, është shumë e rëndë se si është liruar një person nga muaji tetor që është vendosur masa e sigurisë, arrest me burg, pa kaluar 7-8 muaj. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, unë do i drejtohem Prokurorisë së Fierit për të marrë të gjitha dokumentet pasi të kemi të gjtha atëherë do i drejtohet në SPAK” – tha Vishaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier. Eltoni, ishte divorcuar nga Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj. Në gjykatë, ku dhe iu dha masa e sigurisë arrest me burg, Eltoni deklaroi se me Sabrinën duhej dhe se sipas tij, bashkimi i tyre nuk ndodhte për shkak të babit të vajzës, Partizanit, që e kërcënonte sistematikisht.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sabrina benga sabrina benga

Sondazh

Poll