Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 18 vite në Itali për veprën ‘Organizatë kriminale’, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari

23 Shtator 2021, 10:26 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 18 vite në Itali për veprën

LEZHË- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Mesohet se Edmond Sufja banues në Lezhë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi u dënua me 18 vite burg, për veprën penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sufja pritet të ekstradohet në Itali

Njoftimi i Plotë:

Lezhë/ Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48-vjeçari ne lezhe edmond sufja arrestohet 48-vjeçari ne lezhe edmond sufja

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 09:45

Lokali në Durrës përfshihet nga flakët

DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit  zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...