Aktualitet

Ndihmoi ‘BOSSIN’ e kriptomonedhave që të arratisej, arrestohet në Tiranë biznesmeni shqiptar, Edevaldo Haxhiu mo

23 Shtator 2021, 07:01 Nga DOSJA
Ndihmoi ‘BOSSIN’ e kriptomonedhave që të arratisej,

TURQI– Edevaldo Haxhiu, biznesmeni shqiptar që akuzohet se ndihmoi në arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer është vënë në pranga. Lajmi u raportua fillimisht nga mediat Turke, të cilat shkruanin se Haxhiu është prangosur në Tiranë, nga policia lokale dhe është marrë në pyetje. Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për Dosja.al se Haxhiu është shoqëruar nga krimi kibernetik në DPPSH dhe pritet që të arrestohet për lidhje me arratisjen e Ozer.

Vetë biznesmeni Haxhiu ka mohuar të ketë njohje me të arratisurin Faruk Ozer. Ai madje ka deklaruar se nuk e njihte fare Ozer dhe se nuk kishte pasur kurrë të bënte me të, por mediat turke kanë publikuar edhe foto kompromentuese.

Në imazhet e kapura nga kamerat e sigurisë së një hoteli shihet se si Haxhiu, i veshur me të zeza del nga një hotel bashkë me ‘BOSS’-in e shpallur në kërkim. Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Boss-i i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë. Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Në Turqi, janë lëshuar në total 82 urdhër arresti, përfshirë atë për Ozer.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edevaldo haxhiu edevaldo haxhiu faruk ozer fatih faruk özer arrestohet edevaldo haxhiu edevaldo haxhiu faruk ozer fatih faruk özer

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 09:45

Lokali në Durrës përfshihet nga flakët

DURRËS – Në lagjen 13 plazh në qytetin e Durrësit  zjarri ka përfshirë katin e parë të një pallati dhe është djegur një lokal në pronësi të qytetarit...