Aktualitet

SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje hetimi për Policinë e Shtetit prej 100 mijë dollarësh 

23 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA
SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje hetimi për Policinë e

TIRANË- S️HBA-ja i ka dhuruar vendit tonë pajisje 100 mijë dollarësh për Policinë e Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së shkruan se këto pajisje do të ndihmojnë forcat ligjzbatuese që të mbrojnë popullin dhe të luftojnë terrorizmin.

Postimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu karen riley shba i dhuron pajisje 100 mije dollareshe shqiperise ardi veliu karen riley shba i dhuron pajisje 100 mije dollareshe shqiperise

Sondazh

Poll