Aktualitet

U arrestua se ndihmoi Faruk Ozer që të arratisej, Policia Shqiptare REAGON për Edevaldo Haxhiun

23 Shtator 2021, 08:06 Nga DOSJA
U arrestua se ndihmoi Faruk Ozer që të arratisej, Policia Shqiptare

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë reagimin e parë pas arrestimit të Edevaldo Haxhiut, i cili akuzohet se ka ndihmuar në arratisjen e ‘BOSS’-it të kriptomonedhave Faruk Ozer. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije për Dosja.al se Haxhiu është shoqëruar nga krimi kibernetik në DPPSH dhe pritet që të arrestohet për lidhje me arratisjen e Ozer.

Vetë Edevaldo Haxhiu është marrë në pyetje ku është mësuar se ka mohuar njohjen e tij më të shumëkërkuarin. Por, mediat tuke kanë publikuar dhe foto që tregojnë Haxhiun teksa del nga hoteli me Ozer.

Lajmi për arrestimin e Haxhiut e bënë me dije mediat turke ditën e sotme. Ato raportuan se biznesmeni është kapur në Tiranë

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edevaldo haxhiu faruk ozer edevaldo haxhiu faruk ozer

Sondazh

Poll