Politike

Porti i Ri i Durrësit, Balluku: Janë përzgjedhur 5 kompani ndërkombëtare, projekti fitues do dorëzohet 6 muaj pas firmosje

23 Shtator 2021, 09:14 Nga DOSJA
Porti i Ri i Durrësit, Balluku: Janë përzgjedhur 5 kompani

DURRËS- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë me dije se nga 14 kompani që hynë në garë për Portin e Ri të Durrësit, janë përzgjedhur vetëm 5. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se kompanitë janë me eksperiencë në fushën portuale dhe në infrastrukturë. Ajo shtoi se projekti që do të fitojë do të dorëzohet 6 muaj pas firmosjes së kontratës, në mënyrë që t’i hapet rruga garës për ndërtimin e portit

Postimi i Plotë:

Një garë ndërkombëtare model “Porti i Ri i Durrësit” 5 kompani ndërkombëtare të përzgjedhura nga 14 që morën pjesë në garë. Kompani ekselence me eksperiencë ndërkombëtare në fushën portuale dhe më gjerë në infrastrukturë. Projekti i detajuar nga kompania fituese dorëzohet 6 muaj pas firmosjes së kontratës, për t’i hapur rrugën garës së re ndërkombëtare për ndërtimin e portit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku porti i ri i durresit belinda balluku porti i ri i durresit

Sondazh

Poll