Politike

VIDEO-Reforma territoriale, Balla: Të heqim kushtet dhe të dialogojmë për një qëllim të përbashkët

23 Shtator 2021, 09:40 Nga DOSJA
VIDEO-Reforma territoriale, Balla: Të heqim kushtet dhe të

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bala ka deklaruar se për tu ulur në dialog me Opozitën, duhen hequr të gjitha kushtet. Në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, Balla u pyet se deri në ç’pikë PS-ja është e gatshmë të lëshojë për të bashkëpunuar me PD-në.

Ai shtoi se duhen hequr kushtet, por që dialogu nuk mund të zhvillohet përmes mikrofonëve.


Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Deri në ç’pikë jeni ju të gatshëm të lëshoni për të bashkëpunuar me demokratët?

Taulant Balla: Më lejoni t’ju them këndvështrimin tim, kur kemi bërë reformën territoriale, unë nuk kam qenë dakort për 61, por kam dashur më pak. Por nuk jemi për dialoguer përmes mikrofonëve tuaj, duhet të ulemi në tryeza, këto janë çështje që duan kohë të shkruhen, të sanksionohen, qoftë në Kushtetutë apo ligjet e tjera. Unë mendoj se duhet të heqim kushtet. Kur ulemi për një marrëveshje, palët heqin kushtet për një qëllim të përbashkët.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare taulant balla debati per komisionet parlamentare taulant balla

Sondazh

Poll