Politike

VIDEO- Balla bën ironi me gazetarët: Shqetësimi juaj në Festën e Birrës ishte se kush do mbante këngën…komisonet j

23 Shtator 2021, 09:24 Nga DOSJA
VIDEO- Balla bën ironi me gazetarët: Shqetësimi juaj në

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka bërë ironi me gazetarët kur u pyet se për cilën arsye nuk po mbahen në mënyrë tradicionale mbledhjet e komisioneve parlamentare, por online. Teksa ndodhej para gazetarëve, jashtë sallës së Kuvendit, Balla tha se vendi është ende në periudhë pandemie dhe për këtë arsye është marrë ky vendim.

I pyetur se përse u lejua të zhvillohej Festa e Birrës, Balla nuk dha përgjigje, por tha se shqetësimi i mediave ishte se kush do ta mbante këngën dhe jo distancën mes njerëzve që ishin të pranishëm në atë festë (referuar debatit për këngëtarin serb Goran Bregoviç). 


Pjesë nga prononcimi:

Taulant Balla: Është qartësisht e shpjeguar vijueshmëria e punës. Natyrshëm do të ketë komisione që do të vijojnë punën online dhe sala që plotësojnë kushtet për të zhvilluar mbledhjen me distanca. Opozita të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar, por kjo. Mbledhja e komisionit të Ekonomisë do të bëhet siç është bërë normalisht, por nëse do të ketë një seancë të rëndësishme, atëherë do zhvillohet në një nga sallat e caktuar. Sikur zhvillohet në të gjithë botën, të njëjtën procedurë kemi ndjekur. Ajo që dua të them është se kemi gjetur dakordësi për vaksinimin e detyrueshëm të deputetëve. Afati vihet nga ekspertët dhe ky është një mesazh i mirë që jep sot Kuvendi i Shqioërisë. Ajo që është e rëndësishme është se tu drejtohemi studentëve dhe tu themi që duhet të vaksinohen, duhet ta bëjmë ne të parët për tu treguar se ato që propozojmë, i zbatojmë. Vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë vijues dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Fatkeqësisht kemi numra të larta infektimesh dhe rritje viktimash.

Pyetje: Por kur inagurohet TKOB-ja nuk gjen vend VKM-ja?

Në shtator tetor kemi këtë situatë, mos të fryhet tollumbaci kot. Mbledhjet do vazhdojnë siç kemi rënë dakort. Do zhvillohen në mënyrë tradicionale dhe online. Kemi rënë dakort. Edhe ju gazetarët jeni dëshmitarë se ato online kanë qenë më transparente se ato tradicionale.

Pyetje: Jo po ideja është që rregullat zbatohen vetëm në disa raste…

Taulant Balla: Ju keni çështje si Festa e Birrës që ju shqetësojnë…ju lutem, ju lutem….shqetësimi juaj ishte se kush do ta mbante këngën në festëm jo tjeter gjë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll