Politike

VIDEO- Debatet për Komisionet Parlamentare, Balla: Jemi dakort me Opozitën, nga 8 mund të bëhen 12, të rëndësishmet s’d

23 Shtator 2021, 09:22 Nga DOSJA
VIDEO- Debatet për Komisionet Parlamentare, Balla: Jemi dakort me

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se maxhiranca ka rënë dakort me Opozitën që nga tetë, numri i Komisioneve Parlamentare të shkojë në 12. Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Balla tha se mbledhjet përgjithësisht do të zhvillohen online për shkak të pandemisë, por kur të ketë gjëra me rëndësi, do të mblidhen edhe fizikisht, por me kushtin që të gjithë deputetët të jenë të vaksinuar.

I pyetur se kur jemi në një periudhë pandemie, përse është lejuar inagurimi i TKOB-së dhe Festa e Birrës, Balla shtoi se ‘tollumbaci’ nuk duhet të fryhet kot dhe se shqetësimi i tyre i vërtetë në fakt ka qenë se kush do ta mabnte këngën, referuar debatit për këngëtarin serb, Goran Bregoviç.


Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Balla tha se janë të përcaktuara nga ekspertë ligjorë dhe se kanë gjithashtu mbështetjen e Opozitës për këtë gjë. Përsa i përket votës së Opozitës për këto ndryshime, Balla shtoi me siguri se vota e PD-së do të jetë pro, duke parë se gjëja më e mirë është që Reforma në Drejtësi të shkojë përpara.

I pyetur se çfarë janë të gatshëm socialistët që t’i japin Lulzim Bashës në këmbim të votës, Balla tha se ky nuk është një pazar ‘merr e jep’, por që PD-ja do bindet vetë për të dhënë votën, duke parë që gjëja më e mirë është që Reforma në Drejtësi të shkojë përpara.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare taulant balla debati per komisionet parlamentare taulant balla

Sondazh

Poll