Politike

VIDEO- Komisionet parlamentare, propozimi i Ballës: Të shkojmë në 12, kemi shumë pak…kemi marrë dhe dakortësinë e Opoz

23 Shtator 2021, 09:41 Nga DOSJA
VIDEO- Komisionet parlamentare, propozimi i Ballës: Të shkojmë

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar që të shkojë në 12 numri i komisioneve parlamentare.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se tetë komisione janë shumë pak për një punë të madhe që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe se po të ishin më shumë, do të ishin më efektivë. Balla shtoi se për këtë gjë, ka gjetur dhe dakordësinë e Opozitës.


“Për të lehtësuar punën e komisioneve, propozimi im është që tetë komisione janë shumë pak, mund të shkojmë në 12 komisione të përhershme parlamentare. Do të ulte numrin e naëtarëve të komisioneve dhe do ta bënte punën më efektive. Përshembull, komisioni për veprimtaritë prodhuese ka një punë shumë të madhe dhe mund të ndahej. Prandaj…janë diskutime që do të zhvillohen, në këtë këndvështim, Kuvendi ka hyrë në normalitetin e vete. Opozitës dua t’i them shumë qartë se edhe për mbledhjet do të diskutojmë sërish,”- tha Balla.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare taulant balla debati per komisionet parlamentare taulant balla

Sondazh

Poll