Politike

VIDEO- Ndryshimet Kushtetuese, Balla: PD-ja do bindet vetë për votën, s’është pazar ‘më jep të të jap’

23 Shtator 2021, 09:34 Nga DOSJA
VIDEO- Ndryshimet Kushtetuese, Balla: PD-ja do bindet vetë për

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur i bindur se Opozita do t’i votojë ndryshimet kushtetuese që maxhoranca ka propozuar për të bërë. Në një prononcim për mediat, Balla tha se ndryshimet kushtetuese që janë propozuar nga ekspertët ligjorë janë vetëm kushtetuese dhe nuk prekin ligjet. I pyetur se çfarë janë të gatshëm socialistët që t’i japin Lulzim Bashës në këmbim të votës, Balla tha se ky nuk është një pazar ‘merr e jep’, por që PD-ja do bindet vetë për të dhënë votën, duke parë që gjëja më e mirë është që Reforma në Drejtësi të shkojë përpara.


Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Së fundmi socialistët kanë kërkuar ndryshime Kushtetuese përsa i përket Vettingut që skadojnë në vitin e ardhshëm, pse i kërkoni tani dhe a shpreh kjo një mosbesi për KLP dhe KLGJ që duhet të vazhdojë me procesin e Vettingut?

Taulant Balla: ky është një diskutim që ka vijuar prej më shumë se një viti, ka qenë rekomandim i Euralius dhe Opdat me të cilët Kuvendi i Shqipërisë vijon komunikimin në mënyrë të vazhdueshme. Të mos harrojmë që ka plasur vlerësime dhe nga ana e Komisionit të Veneciave lidhur me procesin e Vettingut. Në këtë këndvështrim është rekomanduar se ashtu siç është vetuar për 400 prokurorë e magjistratë, të vijojë dhe me pjesën tjetër. Nën vlerësimin tim, duhet jo më shumë se dy vite, në fillim të javës kemi bërë një diskutim, duke qenë se ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë të paktën dy muaj dhe na duhet koha e nevojshme për t’i draftuar. Dua t’ju sqaroj se ekspertët ligjorë na ka rekomanduar që janë vetëm kushtetuese, nuk prekin ligjet që burojnë nga një parashikim kushtetues.

Pyetje: Ju duhet vota, çfarë jeni të gatshëm t’i jepni Lulzim Bashës që të votojë këto ndryshime tani?

Kjo s’ka të bëjë…kjo…natyrshëm qytetarët shqiptarë kanë çuar përpara me votë Reformën në Drejtësisë. Ditët në vijim do të tregojnë se ne kemi bërë mirë që kemi ndërmarrë këtë hap dhe PD-ja do të binde që duhet të shkojë përpara. Vota që duhet të japë PD-ja duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe jo pjesë e një pazari më jep të të jap.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll