Aktualitet

Dy të arrestuar në Tepelenë dhe Gjirokastër! U kapën duke kultivuar lëndë narkotike, 54-vjeçari kishte kanabis në proce

23 Shtator 2021, 07:42 Nga DOSJA
Dy të arrestuar në Tepelenë dhe Gjirokastër! U kapën

TEPELENË– Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për kultivim lëndësh narkotike në Tepelenë dhe Gjirokastër. Në Tepelenë ka rënë në pranga personi me inicialet R.C, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi lënde narkotike. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dhe personin me inicialet A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasit R. C., banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, pasi në afërsi të fshatit Veliqot, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. C. u gjetë një sasi lënde narkotike. Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kultivim lendesh narkotike kultivim lendesh narkotike

Sondazh

Poll