Aktualitet

‘Mbushën’ Mal Vilësin me kanabis, arrestohen dy persona e shpallet në kërkim një tjetër, e pëson dhe kryeplak

23 Shtator 2021, 06:42 Nga DOSJA
‘Mbushën’ Mal Vilësin me kanabis, arrestohen dy persona e

TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga një tjetër është shpallur në kërkim si dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se të arrestuarit me inicialet H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, kishin kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar. Xh. Gj., 54 vjeç është shpallur në kërkim. R. Gj, 45 vjeç, është proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, ndërsa kryeplaku i fshatit Mal Vilës, F. K., 51 vjeç për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.4. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë(ndërmjet tyre dhe kryeplaku i fshatit).

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:35

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. E ftuar në emisionin “Op...

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:19

BRITANI E MADHE- Një grup personash sulmuan kompaninë e sigurimeve “Securitas” dhe u larguan duke marrë me vete 53 milionë paund, duke hyrë kështu edhe në histo...