Aktualitet

Tentuan të udhëtonin për në Bolonja me dokumenta fallso, arrestohen tre të rinjtë

23 Shtator 2021, 07:18 Nga DOSJA
Tentuan të udhëtonin për në Bolonja me dokumenta fallso,

TIRANË – Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar 3 persona, të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në Bolonja në mënyrë të paligjshme.

P.C (25 vjeç), A. K (19 vjeç) dhe E. H (22 vjeç) banonin të tre në Tiranë dhe janë arrestuar nga policia përpara se të udhëtonin pasi në posedimin e tyre kishin 3 patenta, 3 pasaporta dhe tre dokumente shëndetësore italiane të gjitha të falsifikuara.

Policia ja ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen dokumente të ndryshme që përdoreshin nga këta shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë,  kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”.Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumenta shëndetsore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 3 shtetas me dokumenta fallso policia kufitare rinas 3 shtetas me dokumenta fallso policia kufitare rinas

Sondazh

Poll