Aktualitet

VIDEO/ Drift në mes të Lezhës, dy të rinjtë ‘tërbojnë’ qytetin, ndëshkohen nga policia

23 Shtator 2021, 06:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Drift në mes të Lezhës, dy të rinjtë

LEZHË– K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë janë proceduar penalisht pasi janë filmuar teksa bënin drift dhe manovra të rrezikshme me  makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se të dy automjetet e të rinjve janë bllokuar, ndërsa janë ndëshkuar edhe me gjobë, nga 40 mijë lekë të reja secili.

Njoftimi i policisë:

Bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht 2 drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë. Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet drift ne lezhe drift ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:35

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. E ftuar në emisionin “Op...