Aktualitet

U dënua nga Apeli me vendim të prerë, me urdhërin e SPAK në dorë Policia ‘mësyn’ në banesën e Adriatik Llallës! Is

22 Shtator 2021, 10:44 Nga DOSJA
U dënua nga Apeli me vendim të prerë, me urdhërin e SPAK

TIRANË– Tre efektivë policie kanë kontrolluar për 10 minuta banesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, vetëm disa orë pasi SPAK lëshoi një njoftim për prangosjen e tij, duke e shpallur kështu në kërkim kombëtar! Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Mësohet se vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, pas një seance që zgjati më shumë se katër orë, në mungesë së Llalës. Trupa gjykuese vendosi që të lërë në fuqi vendimin e datës 20 maj të shkallës së parë duke dënuar përfundimisht me dy vite burg dhe heqje e drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet ish-kryeprokurorin Llalla.

Pavarësisht mbrojtjes së bërë nga avokati Sokol Hazizaj, Gjykata tashmë ka lëshuar dhe urdhër për sekuestrimin e pasurive të Llallës, konkretisht 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës. Pas vendimit të Gjykatës, SPAK ka lëshuar një njoftim ku edhe kërkon arrestimin e ish-kryeprokurorit nga Policia dhe sekustrimin e pasurive të tij, të cilat do t’i kalojnë shtetit. Ndërkohë brenda sallës së Apelit vendosej fati i tij, vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Vetë avokati i tij, bazuar në një akt ekspertize të lëshuar nga vetë mjeku dhe të paraqitur në GJKKO ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në kundërshtim me fjalët e tij, një foto ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al, ku Llalla shfaqet duke pritur trenin në Romë, i vetëm dhe në dukje në gjendje të mirë shëndetësore. Për dënimin e tij ka pasur edhe reagime të shumta, ku nuk ka munguar as një nga ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila u shpreh se të gjithë të korruptuarit duhet që të ndëshkoheshin, ndërsa vendimin për Llallën e ka cilësuar si një lajm të mirë. 

Që nga muaji shkurt i vitit 2018, Llalla është pjesë e ‘listës së zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2017. Më 15 mars të vitit 2018, ai u vu nën hetim për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Përfundimin e hetimeve e njoftoi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Organizuar dhe Krimit të Organozuar e cila ngriti dhe akuzën zyrtare për Llallën: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, të kryer tri herë. Ish-Kryeprokurori u dënua në muajin maj të këtij viti nga Shkalla e Parë me 2 vite burg, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Ai u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

(k.m/F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin adriatik llalla merret i pandehur adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin adriatik llalla merret i pandehur

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:35

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. E ftuar në emisionin “Op...

Aktualitet 22 Shtator 2021, 20:19

BRITANI E MADHE- Një grup personash sulmuan kompaninë e sigurimeve “Securitas” dhe u larguan duke marrë me vete 53 milionë paund, duke hyrë kështu edhe në histo...